Lajmet e fundit

Nga seanca plenare e Kuvendit

, 14.03.2008




Në fillim të seancës së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat: Nekibe Kelmendi, Justina Pula, Alush Gashi, Zenun Pajaziti dhe Ahmet Shala u janë përgjigjur pyetjeve parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës.

Në vazhdim të seancës deputetët, pas një debati të gjatë, lidhur me shqyrtimin e propozimit të Qeverisë për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave, me kërkesa të deputetëve për zgjerimin e këtij komisioni, Kuvendi ka miratuar përbërjen e Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave:

1. Rifat Blaku, Ministria e Shërbimeve Publike – kryesues, dhe anëtarët:

2. Shpend Terdeva, zyra e Kryeministrit,

3. Hajdar Korbi, Ministria e Ekonomisë dhe Financave,

4. Shaip Hajrizi, Ministria e Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente,

5. Hakile Xhaferi, Minisria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

6. Muzafer Çaka, Agjencia Kadastrale e Kosovës,

7. Hysni Thaçi, Enti i Statistikës së Kosovës

8. Rosssana Pobelet, zyrtar ndërkombëtar nga Ministria e Shërbimeve Publike,

9. Carlotta Mercante, zyrtar ndërkombëtar nga Enti i Statistikës së Kosovës,

10. Nebojsha Azdenkoviq, dhe

11. Fikrim Damka.

Drejtor të Autoritetit Qendror Bankar të Republikës së Kosovës Kuvendi zgjodhi z. Hashim Rexhepi, kurse emëroi edhe dy anëtarë në Këshillin e Komisionit të Pavarur për Media: znj.Argjentina Grazhdani dhe z. Daut Demaku.

Kuvendi e shtyri për një seancë tjetër shqyrtimin e Raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2007.

Nga seanca plenare e Kuvendit