Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ngushëllon kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Zonjën Jozefina Topalli
, 15.03.2008

Prishtinë, më 15 mars 2008
E nderuara Zonja Jozefina Topalli
Ju shkruaj për t’u shprehur ngushëllimet e mia më të afërta dhe të sinqerta për humbjen tragjike të një numri të qytetarëve të Shqipërisë nga shpërthimet në depon e municioneve në fshatin Gerdec.
Kjo tragjedi me përmasa kaq të mëdha për popullin shqiptar ka shkaktuar emocion dhe keqardhje të thellë tek unë personalisht dhe tek mbarë qytetarët e Kosovës.
Institucionet dhe populli i Kosovës po e ndjekin me shqetësim këtë ngjarje të dhimbshme në Shqipëri dhe janë gati të ofrojnë çdo ndihmë që varet prej tyre.
Duke ju shprehur solidaritetin e plotë të Institucioneve të Kosovës në këto momente të hidhura për Ju dhe Shqipërinë, lutem pranoni, e nderuara zonja Topalli, së bashku me ngushëllimet, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.
Vëllazërisht
Jakup Krasniqi
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Telegram ngushëllimi kryetari Kuvendit të Republikës së Kosovës e dërgoi edhe kryetarit të Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi dhe kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha.