Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon z. Joachim Rucker
, 18.03.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, z. Joachim Rucker, me rastin e vdekjes së pjesëtarit të Policisë së UNMIK-ut, Ihor Kynal, i plagosur nga demonstrues serbë në Mitrovicë.
Në telegram thuhet:
Prishtinë, më 18 mars 2008
I nderuar zoti Rucker,
Me hidhërim të thellë mësova lajmin për vdekjen e pjesëtarit të Policisë së UNMIK-ut nga Ukraina, Ihor Kynal, i cili ishte plagosur dje gjatë sulmit kriminal të demonstruesve mbi policinë, në veriun e Mitrovicës.
Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutem të pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për Ju, për Policinë e UNMIK-ut dhe për familjen e policit të vrarë.
Populli i Kosovës do të jetë mirënjohës i përpjekjeve dhe sakrificave ndërkombëtare për vendosjen e paqes e të rendit dhe për mbrojtjen e institucioneve e të integritetit territorial të vendit të tij.