Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon z. Arseniy Yatsenyuk
, 19.03.2008
Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të Policisë së UNMIK-ut, Ihor Kynal, kryetari i Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi kryesuesit të Verkhovna Rada të Ukrainës, zotëri i Arseniy Yatsenyuk, në të cilin thuhet :
”I nderuar zotëri i Arseniy Yatsenyuk
Me hidhërim të thellë mësova lajmin për vdekjen e shtetasit të Ukrainës, pjesëtarit të Policisë së UNMIK-ut, Ihor Kynal, i cili ishte plagosur më 17 mars 2008 gjatë sulmit kriminal të demonstruesve mbi policinë, në veriun e Mitrovicës, në Kosovë.
Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutem të pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për Ju dhe për familjen e policit të vrarë.
Populli i Kosovës do të jetë mirënjohës i përpjekjeve dhe sakrificave ndërkombëtare për vendosjen e paqes e të rendit në vendin e tij.
Bashkë me ngushëllimet, shkëlqesi, pranoni sigurimet për konsideratat e mia të larta për Ju dhe për Vendin Tuaj”, theksohet në telegramin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.