Lajmet e fundit
Nga mbledhje e përbashkët të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mbrojtje të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me Zyrën Rajonale për Mbrojtjen e Ambientit–zyra në Kosovë dhe KFOS-it
, 18.03.2008
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mbrojtje të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me Zyrën Rajonale për Mbrojtjen e Ambientit – zyra në Kosovë dhe KFOS-i, mbajti sot një mbledhje pune, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte “Njohja me legjislacionin e BE-së dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis, si dhe vlerësimi i strategjisë së mjedisit jetësor. Në mbledhjen e lartpërmendur, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe ministri për Mbrojtjen e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor - Mahir Yagcilar me bashkëpunëtorët e vet, përfaqësuesit e Qendrës Rajonale për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, përfaqësuesi i KFOS-it, përfaqësuesi i OSBE-së - misioni në Kosovë dhe përfaqësuesit e disa OJQ-ve që merren me ruajtjen e mjedisit.
Në këtë mbledhje pune, pjesëmarrësit duke folur për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor, si dhe për vlerësimin e strategjisë së mjedisit jetësor, thanë se Kuvendi i Republikës së Kosovës sa më parë duhet ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e mjedisit jetësor, në harmoni me standardet e BE-së për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Në vazhdim u tha se vlerësimi i ndikimit në mjedisin jetësor, si dhe vlerësimi i strategjisë së mjedisit jetësor kanë për qëllim që në sferën e përgatitjes dhe të realizimit të projekteve kapitale, siç janë: pendat, auto-udhët, fabrikat, aeroportet, hidro - dhe termocentralet etj., t’i parashohin ndikimet dhe strategjinë e ruajtjes së mjedisit jetësor. Krahas kësaj, me vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor dhe të strategjisë së mjedisit jetësor, njëkohësisht mund të identifikohen edhe alternativa të tjera për projekte konkrete, por mund të vlerësohen edhe efektet negative në realizimin e programit konkret në mjedisin jetësor, si dhe në ruajtjen e sistemeve të këtij mjedisi.
Në vazhdim të mbledhjes së përbashkët, drejtori i Qendrës Rajonale për Mjedisin në Kosovë, dr. Zeqir Veselaj, theksoi se më tepër se 100 vende janë nënshkruese të vlerësimit të ndikimit në mjedisin jetësor dhe të gjitha ato angazhohen për ruajtjen e mjedisit në vendet e veta. Në vazhdim, Veselaj, theksoi se pasi Kosova, tashmë është shtet, duhet t’i respektojë disa norma ndërkombëtare që dalin nga lëmi i mbrojtjes së mjedisit, para së gjithash të protokolleve ESPOO dhe të Konventës së Ahrusit, SEA-s dhe ODEA-s, veçanërisht të Marrëveshjes Ndërkombëtare të KYOTO-s.
Duke folur për aktivitetet kryesore të Ministrisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor, ministri Yagcilar, theksoi se qëllimi kryesor i kësaj ministrie është nxjerrja e Ligjit për mbrojtjen e mjedisit jetësor në harmoni me standardet evropiane, që do të thotë në harmoni me vlerësimin e ndikimit në mjedis, si dhe vlerësimin e strategjisë së mjedisit, por edhe strategjinë dhe planin për ruajtjen e mjedisit jetësor në Kosovë për periudhën e ardhshme 5-vjçare. Drejtori i fondacionit KFOS z. Luan Shllaku në këtë mbledhje foli për ndikimin që do të ketë në lëmin e mbrojtjes së ambientit ndërtimi i termocentralit Kosova C.
Në këtë mbledhje të përbashkët për këtë temë folën edhe anëtarët e Komisionit dhe disa nga përfaqësuesit e OJQ-ve që merren me mbrojtjen e ambientit.