Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për të drejta dhe interesa të komuniteteve dhe kthim
, 19.03.2008
Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, të cilin e kryesoi nënkryetarja e parë e Komisionit, z-sha Sanije Aliaj mbajti sot mbledhjen e rregullt në të cilën pikë kryesore ishte shqyrtimi dhe miratimi i Planit dhe programit të punës së këtij Komisioni për vitin 2008.
Në këtë mbledhje, duke diskutuar për Planin dhe Programin e këtij Komisioni për periudhën e cekur u tha se ky dokument në veti përmban, përveç procedimit dhe marrjes në shqyrtim të projekteve të ndryshme të ligjeve me rëndëso vitale, para se gjithash projektet e ligjeve që dalin nga fusha e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të komuniteteve të cilat jetojnë dhe punojnë në hapësirën e Republikës së Kosovës, ka për qëllim edhe organizimin e mbledhjeve si me institucionet e Kosovës dhe para se gjithash me zyrtarët e Ministrisë së komuniteteve dhe të Kthimit, të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të Ministrisë për Pushtetin Lokal, të Ministrisë për Punë dhe Çështje Sociale, të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pastaj me zyrtarët e Zyrës së Avokatit të Popullit në Kosovë dhe me KPS-në si dhe me përfaqësuesit dhe institucionet ndërkombëtare, si për shembull me përfaqësuesit o OSBE-së, të UNDP-së, EULEX-it, USAID-it, KFOR-it dhe të AER-it.
Siç del nga Plani dhe programi për vitin 2008 anëtarët e Komisionit në kuadër të vizitave të punës do t’i vizitojnë disa kuvende komunale ku jetojnë dhe punojnë pjesëtarët e bashkësive të ndryshme si dhe disa vende nga regjioni dhe institucione ndërkombëtare në Evropë, të cilat merren me çështje të komuniteteve.
Në fund të kësaj mbledhje të rregullt anëtarët e Komisionit miratuan, me disa ndryshime dhe plotësime, Planin dhe programin e punës të këtij Komisioni për vitin 2008.