Lajmet e fundit

Mbledhja Komisionit për Drejtat e Njeriut ,Barazi Gjinore ,Personat e Pagjetur dhe Peticione

, 19.03.2008




Komisioni për Drejtat e Njeriut ,Barazi Gjinore , Personat e Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Ismet Beqiri, kryetar i Komisionit , kishte sot një takim pune me përfaqësuesit e asociacioneve të familjeve për personat e pagjetur.

Komisioni u njoftua për se afërmi me punën qe janë duke bërë këto asociacione. Përfaqësuesve të asociacioneve të familjeve për personat e pagjetur nga ana e Komisionit iu premtua përkrahje e pakursyer në aktivitetet për zbardhjen e fatit të të dashurve të tyre.

Haki Kosumi, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacionit të familjeve për personat e pagjetur, vuri në pah se përkundër kushteve të vështira që kanë këto shoqata, bashkëpunimi nuk do të mungojë me këtë Komision. Për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit u angazhuan edhe përfaqësuesit e asociacioneve të familjeve për personat e pagjetur.
Mbledhja Komisionit për Drejtat e Njeriut ,Barazi Gjinore ,Personat e Pagjetur dhe Peticione