Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 20.03.2008
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/9 për kooperativat e bujqve, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 2003/25 të datës 6 korrik 2003, me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi . Komisioni konstatoi se këto projektligje nuk kanë implikime buxhetore, ndaj edhe i përkrahu për procedim të mëtejmë ( miratim ) në Kuvendin e Kosovës.