Lajmet e fundit
Studentë dhe profesorë të Universitetit U.F.O nga Tirana viziuan Kuvendin
, 21.03.2008
Një grup studentësh të Fakultetit të Shkencave Shoqërore- Departamenti i Shkencave të Komunikimit Masiv, të Universitetit U.F.O në Tiranë, të shoqëruar nga drejtori i Departamentit, prof. dr. Hamit Boriçi dhe pedagogët: Aleksandër Çipa, Marsiola Duro, Juna Mengri dhe Arben Muka, kanë vizituar sot Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi i ka pritur studentët nga Tirana dhe pedagogët e tyre dhe u ka folur atyre për momentin historik, të cilin po e kalon Kosova, për rëndësinë e aktit të pavarësisë së vendit dhe për miratimin së shpejti të Kushtetutës së Kosovës. Ai ka folur për rrugën e gjatë të shtetësisë së Kosovës dhe përpjekjet e pareshtura të popullit tonë për liri dhe pavarësi, ndërkaq, ka shpjeguar se tani vendit i hapen rrugë për përparim të gjithanshëm shoqëror, ekonomik, politik dhe kulturor, si dhe për ndërtimin e demokracisë dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë qytetarët.
Studentët e shkencave të komunikimit masiv i kanë bërë pyetje të shumta Krasniqit, të cilave u është përgjigjur me kënaqësi.
Në vazhdim të kësaj vizite studentët e shkencave të komunikimit masiv nga përgjegjës të administratës së legjislativit të vendi janë njoftuar për funksionimin e administratës së Kuvendit, si dhe për praktikat e komunikimit me media.