Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi uron Monsinjor Dodë Gjergjin me rastin festës së Pashkve
, 22.03.2008
Prishtinë, më 22 mars 2008
I nderuar Shkëlqesi, Monsinjor Dodë Gjergji
Kam kënaqësinë t’ju uroj gëzuar për shumë mot Pashkët, Juve Imzot dhe besimtarëve që ju u prini.
Kjo kremte sivjet merr rëndësi të veçantë pasi për herë të parë e gëzojmë në Kosovën e Pavarur.
Pashkët simbolizojnë fitoren mbi të keqen dhe shënojnë ringjalljen e Krishtit. Populli ynë ka jetuar me shpresën e pahumbur për një jetë të lirë dhe me dinjitet. Ai ishte i bindur se e keqja nuk do të ngadhënjente mbi të vërtetën dhe të drejtën.
Në Republikën e Kosovës demokratike, të gjithë shtetasit e saj do të jetojnë me të drejta të barabarta dhe do të gëzojnë frytet e lirisë së plotë e të vërtetë.
Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi e toleranca.
Me respekt
Jakup Krasniqi
Monsinjor Dodë Gjergji
Ipeshkv i Kosovës
Ipeshkëvia e Kosovës,
Prizren