Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi uron festën e Pashkëve

, 22.03.2008




Me rastin e Pashkëve, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi i ka uruar qytetarët e Kosovës.

Në urim thuhet:

Të gjithë besimtarëve katolikë të Kosovës ju uroj gëzuar për shumë mot festën e Pashkëve, ditën e simbolit të fitores mbi të keqen dhe të ringjalljes.

Kjo festë e shenjtë sivjet vjen bashkë me kremten e madhe të Pavarësisë së Kosovës, e cila i realizoi shpresat e popullit tonë, të ruajtura gjatë dhe me besim për një të ardhme të mirë dhe jetë të lumtur.

Në Republikën e Kosovës demokratike, të gjithë shtetasit e saj do të jetojnë me të drejta të barabarta dhe do të gëzojnë frytet e lirisë së plotë e të vërtetë.

Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi e toleranca.