Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti drejtorin ekzekutiv të organizatës “Çohu”, z. Avni Zogiani
, 25.03.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me një delegacion të organizatës “Çohu”,të cilit i printe drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, z. Avni Zogiani. Me këtë rast nga ana e organizatës “Çohu” u paraqitën disa shqetësime aktuale rreth ndotjes së ambientit në Kosovë. Në këtë frymë, si theksoi Avni Zogiani, planifikimi i ndërtimit të termocentralit prej 2100 megavatësh në Kosovë do të reflektohet mjaft negativisht në ambientin jetësor të vendit , pasojat e të cilit do të ndihen, si në jetën e njerëzve, ashtu edhe në ekonomi. U tha se ambienti është pronë e të gjithëve , ndaj edhe të gjithë duhet të kujdesemi për ruajtjen e tij.
Kryeparlamentari Krasniqi gjatë këtij takimi tha se Kuvendi do të jetë i hapur për bashkëpunim me këtë organizatë, ndërsa në vijim ai foli edhe për angazhimet e Kuvendit në fushën e legjislacionit sa i përket edhe ruajtjes së ambientit jetësor. Z. Avni Zogiani, pasi shprehu besimin se në periudhën e ardhme do të pasojë një bashkëpunim edhe më i thelluar i dyanshëm, i dorëzoi kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi edhe një ekstrat të përgjigjes së organizatës “Çohu” rreth kornizës ligjore kundër korrupsionit.