Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 25.03.2008
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energji, Transport dhe Telekomunikacion, i kryesuar nga kryetarja e Komisionit, zonja Myzejene Selmani, sot e mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën pika kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji në lëmin e tarifave të energjisë elektrike.
Në mbledhjen e sipërpërmendur të Komisionit, përpos anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Energji dhe Xehetari në krye me zëvendësministrin, Blerim Rexha, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë për Tregti e Industri.
Duke folur në këtë mbledhje të Komisionit, zëvendësministri, Blerim Rexha, theksoi se Ministria për Energji dhe Xehetari pajtohet me rekomandimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, në të cilën u prezantua shtrenjtimi i energjisë elektrike si për stinën dimërore ashtu edhe për atë verore dhe që njëherit ky shtrenjtim të realizohët sipas tarifave dhe qe në stinën dimërore ata që harxhojnë nga 200 deri në 600 KWh, shtrenjtimi të jetë deri më 4. 02%, kurse për ata që shpenzojnë më tepër se 600 KWh, ky shtrenjtim të jetë 4.04%. Kurse në stinën e verës për të njëjtat tarifa shtrenjtimi të jetë 3.97%, për ata që shpenzojnë 200 deri më 600 KWh, kurse për ata që shpenzojnë më tepër se 600 KWh, shtrenjtimi të jetë 4.03%. Por për ata shfrytëzues që nuk shpenzojnë më tepër se 200 KWh, ky shtrenjtim nuk duhet të zbatohet.
Në fund të kësaj mbledhjeje anëtarët e Komisionit u pajtuan që lidhur me Raportin e Zyrës së Rregullatorit për Energji në lëmin e tarifave të energjisë elektrike të mos merret kurrfarë vendimi, por u morën vesh që ky raport t'i dërgohet për shqyrtim Kuvendit që atje secili deputet të deklarohet sipas mendimit të vet lidhur me këtë çështje.