Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi priti në një vizitë lamtumirëse , shefin e Zyrës Gjermane, Karl Wokalek

, 26.03.2008




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim lamtumirës me shefin Zyrës së Gjermanisë në Kosovë, z. Karl Wokalek. Me këtë rast kryeparlamentari Krasniqi e falënderoi z. Wokalek për kontributin që ka dhënë ai në proceset e zhvilluara në Kosovë, e sidomos për kontributin që ka dhënë që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran, si dhe për njohjen e shpejt të saj nga ana e Gjermanisë. Kjo është arritje e punës suaj dhe e shtetit tuaj, tha kryeparlamentari Krasniqi, ashtu si edhe e SHBA-ve dhe e Bashkimit Evropian. Me Gjermaninë , tha kryeparlamentari Krasniqi, na lidhin shumë gjëra të përbashkëta , posaçërisht bashkatdhetarët tanë që punojnë e jetojnë në këtë shtet .Edhe në këtë vështrim iu shpreh mirënjohje Gjermanisë për atë që ka bërë në integrimin e bashkatdhetarëve tanë në jetën shoqërore e ekonomike të këtij vendi mik.

Z. Karl Wokalerk theksoi se tashmë dy të tretat e fuqisë ekonomike të botës e kanë njohur shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Duke iu qasur problemit të papunësisë, që është brengosëse në Kosovë, z. Wokalek tha më tutje se pas Konferencën së donatorëve, investitorët gjermanë do të vijnë në Kosovë për të shikuar mundësitë e investimeve në Kosovë . Ndërkaq, Gjermania edhe në të ardhmen do të japë kontributin e saj në sigurinë e Kosovës, si me pjesëmarrjen ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it , ashtu edhe me polici. Në këtë frymë Gjermania ka qenë dhe do të jetë faktor mbështetjeje e Kosovës.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi priti  në një vizitë lamtumirëse , shefin e Zyrës Gjermane, Karl Wokalek