Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 26.03.2008




Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit ishte temë themelore shqyrtimi në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila u mbajt nën drejtimin e Rrustem Mustafës, kryetar i Komisionit. Në kuadër të debatit , u tha se ky agjension për një kohë të shkurtër ka arritur rezultate të mira, që është shenjë e përkushtimit në punë të personelit të këtushëm. Komisioni në vijim caktoi edhe një grup të punës , i cili do t’ i propozojë Komisionit disa rekomandime për seancën e Kuvendit , kur do të shqyrtohet ky Raport. Ndërkaq, emërimi i tre anëtarëve në Këshillin e Agjencisë Kundër Korrupsionit do të bëhet në mbledhjen e ardhshme.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri