Lajmet e fundit
Kryeparlamntari Krasniqi priti ambasadorin e Belgjikës në Prishtinë, Wim Peeters
, 27.03.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot ambasadorin e Belgjikës në Prishtinë, Wim Peeters, i cili i ka sjellë një kopje të letrave kredenciale.
Kryeparlamentari Krasniqi e ka falënderuar shtetin belg për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës në të gjitha proceset e vështira, të cilat i ka kaluar, sidomos për njohjen e shpejtë të shtetit tonë të ri. Ai e ka vlerësuar edhe mbështetjen e Parlamentit të Belgjikës për Kuvendin e Kosovës (në kuadër të Projektit të katër parlamenteve të vendeve të BE-së), si dhe ka shfaqur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy parlamenteve. Në këtë kuadër ai ka theksuar se në një kohë jo të largët do ta vizitojë Parlamentin belg, për të vënë kontakte dhe krijuar marrëdhënie edhe më të gjëra dhe cilësisht të reja.
Duke e uruar kreun e Kuvendit për pavarësinë e Kosovës, ambasadori i Belgjikës në Prishtinë, Wim Peeters, ka thënë se po sot origjinalin e letrave kradinciale të shteti belg ua ka dorëzuar presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi. Ai ka lavdëruar punën e institucioneve të Kosovës për miratimin e statusit të Kosovës, si dhe menaxhimin e mirë të situatës gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare. Peeters, ndërkaq, ka theksuar se Parlamenti belg është duke i shikuar mundësitë për të gjetur forma të reja për mbështetjen e Kuvendit të Kosovës.