Lajmet e fundit
Nga seanca plenare e Kuvendit
, 28.03.2008
Në pjesën e parë të seancës së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, pyetjeve parlamentare për punën e Qeverisë u janë përgjigjur ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar. Një varg pyetjesh të tjera për kryeministrin e Kosovës, Thaçin dhe zëvendësit e tij Kuçi dhe Manaj, kanë mbetur të marrin përgjigje në ndonjë nga mbledhjet vijuese të Kuvendit, kur ata të jenë të pranishëm në seancë.
Në vazhdim deputetët kanë shqyrtuar për herë të parë dy projektligje.
Projektligjin e produkteve për mbrojtjen e bimëve e ka prezantuar ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Idriz Vehapi, kurse Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjese e ka prezantuar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar.
Këto projektligje edhe janë miratuar në parim, ndërkaq, janë caktuar komisionet parlamentare, të cilat do të merren me shqyrtimin dhe amendamentimin e tyre deri në shqyrtimin e dytë dhe miratimin përfundimtar.
Kryeparlamentari Krasniqi i ka njoftuar deputetët se Grupi Parlamentar i LDK-së ka emëruar deputetin Lutfi Haziri, shef të këtij grupi parlamentar.