Lajmet e fundit
Kryeparlamntari Krasniqi priti Ministren e Jashtme të Zvicrës, Calmy-Rey
, 28.03.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot ministren e Punëve të Jashtme të Zvicrës znj.Micheline Calmy-Rey, e cila shoqërohej nga ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Lukas Beglinger dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme të këtij vendi.
Kryeparlamentari Krasniqi e ka falënderuar popullin dhe shtetin zviceran për gjithë mbështetjen që i ka dhënë popullit të Kosovës në rrugën e çlirimit dhe të pavarësisë. Ai më këtë rast ka theksuar se ministrja zvicerane, Calmy-Rey, gëzon simpati të veçantë në Kosovë për shkak të deklarimit të saj, ndër të parët politikan të botës se, Kosova duhet të bëhet shtet i pavarur.
Krasniqi pastaj ka folur për punën e madhe që ka bërë Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së vendit, më 17 shkurt të këtij viti. Pos miratimit të simboleve shtetërore të Kosovës: flamurit dhe stemës, Krasniqi ka theksuar miratimin me procedurë të shpejtë të 19 ligjeve që burojnë nga Plani Gjithëpërfshirës i Ahtisari dhe shqyrtimin për herë të parë të 28 projektligjeve të tjera. Ai në vazhdim pohoi se shumë shpejt do të miratohen ligjet e tjera nga Pakoja e Ahtisarit, si dhe Kushtetua e re e Kosovës, e cila pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë u garanton liri e të drejta më të larta se standardet e vendeve të Unionit Evropian. Kreu i legjislativit të vendit ka spikatur rëndësinë që populli dhe institucionet e Kosovës i japin marrëdhënieve të mira me shtetin zviceran, i cili është bërë atdhe i dytë për një numër të madh të kosovarëve, të cilët i kanë kontribuuar zhvillimit të Zvicrës, por edhe mbijetesës së popullit të Kosovës. Në këtë vështrim Krasniqi ka kërkuar mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar, si: në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Banën Botërore, Këshillin e Evropës etj.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Zvicrës, znj.Micheline Calmy-Rey, duke uruar mbarësi për Kosovën e pavarur, ka theksuar se shteti zviceran ishte i bindur prej kohësh se pavarësia e Kosovës ishte kusht për përparimin e vendit dhe krijimin e paqes e të stabilitetit në rajon. Ajo ka thënë se Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në shumë plane të zhvillimit të saj, si dhe ka premtuar se vendi i saj do të participojë në KFOR, në Zyrën e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, në EULEX, etj, për të mbështetur sigurinë në Kosovës, zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe sidomos sundimin e ligjit. Kjo, sepse, ka theksuar Calmy-Rey, investitorët e huaj nuk financojnë në vende pa stabilitet dhe garanci ligjore. Në këtë vështrim ajo ka përmendur se duke qenë Kosova njëra nga trashëgimtaret e ish-Jugosllavisë, me të cilën Zvicra kishte nënshkruar mbi 60 marrëveshje të bashkëpunimit, duhet shikuar mundësinë që të rinegocohen shumë prej këtyre marrëveshjeve. Ajo me këtë rast ka ngritur edhe çështjen e pasaportave të reja të Republikës së Kosovës, të cilat do t’u nevojiten edhe shumë qytetarëve të Kosovës me punë dhe banim të përkohshëm në Zvicër, duke shfaqur shpresën se ato do të jenë të gatshme deri në qershor të këtij viti.