Lajmet e fundit
Kryeparlamntari Krasniqi priti fituesen e çmimit amerikan “Gruaja e Guximshme”, znj Valdete Idrizi
, 31.03.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka pritur sot fituesen e çmimit amerikan “Gruaja e Guximshme”, znj. Valdete Idrizi, të cilin asaj ia ka dorëzuar Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice.
Zonja Idrizi e ka informuar kryeparlamentarin Krasniqi për çmimin prestigjioz, të cilin e ka fituar dhe për vizitën e saj në SHBA, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishme. Ajo është shprehur se çmimi i fituar e motivon për të vazhduar aktivitetin e saj edhe pas shpalljes së pavarësisë së vendit.