Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 31.03.2008
Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Raportin vjetor të KPM-së për vitin 2007. Në mbledhje mori pjesë edhe Argjentina Grazhdani kryetare e posa zgjedhur e KPM-së. Me këtë rast u dhanë shumë vërejtje rreth këtij Raporti, të cilat ngërthenin edhe vërejtjet për punën e KPM-së. Në këtë frymë u tha se Këshilli i Pavarur për Media ka bërë zbatim selektiv të Ligjit, se ai nuk ka realizuar sa e si duhet objektivat e paraparë. Po kështu u tha se KPM-ja në punën e vet është karakterizuar edhe me politizime dhe nuk ka qenë sa duhet efikas. Shih për këtë, anëtarët e Komisionit shtruan kërkesën që KPM-ja në të ardhmen të jetë shumë më efikas dhe të veprojë gjithnjë sipas Ligjit. Diskutuesit u pajtuan se në të ardhmen edhe Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të jetë shumë më afër veprimtarisë së KPM-së, drejt një mbarëvajtjeje sa më të mirë të punës. Ashtu si edhe në një mbledhje të mëparshme të këtij Komisioni, edhe sot u bënë vërejtje sidomos rreth rastit të ndalimit të punës së TV Mitrovicës nga ana e KPM-së.
Duke marrë pjesë në këtë shqyrtim Argjentina Grazhdani theksoi se jemi duke shqyrtuar çështjen e TV Mitrovicës dhe për këtë do të informohet ky Komision Parlamentar i Kuvendit të Kosovës. Në vijim ajo tha se Raportit i mungon çështja e Bordit të RTK-së, çështjet financiare etj. Ajo pastaj u shpreh se ka pasur probleme në lëmin e funksionimit të KPM-së. Në këtë kanë ndikuar disa faktorë, e ndër ta ishte edhe pozita jo e zgjidhur materiale, sidomos në fillim të punës së tij, si dhe nga shkaku se KPM-ja ballafaqohet me dukurinë e ikjes së kuadrit, pikërisht nga shkaku i stimulimit joadekuat. Pas debatit, sipas propozimit të kryetarit të Komisionit , Esat Brajshori, u mor qëndrim që ky Raport të plotësohet me këto vërejtje,plotësime dhe fakte që i mungojnë këtij Raporti. Pas këtyre plotësimeve raporti do të shqyrtohet edhe njëherë në këtë Komision për t’ u proceduar pastaj për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni bëri edhe një shqyrtim preliminar të Projektligjit për vula në institucionet e Republikës së Kosovës nr. 2008/XX, para miratimit në parim nga ana e Kuvendit të Kosovës. Në debatin e zhvilluar lidhur me këtë , u theksua se Projektligji është i hartuar mjaft mirë .