Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 01.04.2008
Sot, Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, të cilin e kryesoi kryetarja e Komisionit, zonja Myzejene Selmani, ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektit të Strategjisë për implementimin e Qasjes permanente pa tela (FWA), në territorin e Kosovës, i cili është përgatitur nga ana e Autoritetit Rregullator për Telekomunikacione.
Në mbledhjen e përmendur më lart, krahas anëtarëve të Komisionit, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacioneve, në krye me drejtorin z. Anton Berisha, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë për Transport, Postë-Telekomunikacion.
Në këtë mbledhje, fjalën hyrëse lidhur me Projektin e strategjisë nacionale lidhur me implementimin e Qasjes permanente pa tela (FWA) në territorin e Kosovës, i cili është përgatitur nga ana e Autoritetit Rregullator për Telekomunikacione, i prezantuar nga drejtori i këtij autoriteti, z. Anton Berisha. Ai theksoi që sipas këtij Projekti, në territorin e Kosovës, në afat prej pesë vitesh, do të duhej të operonin gjithsej katër operatorë të telefonisë mobile dhe që, si në telefoninë fikse, po ashtu edhe në rrjetin e internetit, do të vije deri te zgjerimi i rrjetit dhe, në këtë mënyrë edhe deri te rritja e shfrytëzuesve të këtyre shërbimeve. Krahas kësaj, me këtë Projekt është definuar, si ndarja, ashtu edhe shfrytëzimi i frekuencave në tërë territorin e Kosovës.
Në fund të kësaj mbledhjeje të rregullt, anëtarët e Komisionit u pajtuan që lidhur me Projektin e strategjisë nacionale për implementimin e Qasjes permanente pa tela (FWA) në territorin e Kosovës, i cili është përgatitur nga ana e Autoritetit Rregullator për Telekomunikacione, të mos marrin asnjë vendim, por u pajtuan që ky Projekt të procedohet në shqyrtim të mëtejmë të Kuvend dhe, në këtë mënyrë, secili nga deputetët do të deklarohet sipas bindjeve personale lidhur me këtë çështje.