Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
, 01.04.2008
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Lulzim Zeneli, sot mbajti mbledhjen e rregullt ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Mjedisit.
Në mbledhjen e përmendur, krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në krye me ministrin, z. Mahir Yagcilar.
Në këtë mbledhje, duke i paraqitur vërejtjet hyrëse për Projektligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, ministri i Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, z.Yagcilar theksoi se Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit është nxjerrë në vitin 2003, por për shkak të disa mangësive që i ka ky Ligj dhe mosharmonizimit me ligjet evropiane nga lëmi i mbrojtjes së mjedisit, u përgatit ky Projektligj për Mbrojtjen e Mjedisit. Në vazhdim z. Yagcilar theksoi se me këtë ligj, para së gjithash, rregullohen çështjet e mbrojtjes së mjedisit , definohet mbrojtja e resurseve natyrore, si dhe ruajtja e të gjitha bukurive natyrore që i ka Kosova në tërësi.