Lajmet e fundit
Kryeparlamentarja e Shqipërisë falënderon kryeparlamentarin Krasniqi
, 02.04.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi, ka pranuar sot një letër nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli. Znj. Topalli me anë të kësaj letre falënderon kryeparlamentarin Krasniqi për telegramin e ngushëllimit , si dhe çmon lart mbështetjen që populli i Kosovës ka dhënë në lehtësimin e dhimbjes me rastin e tragjedisë së Gërdecit.