Lajmet e fundit

Kryeparlamntari Krasniqi priti ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, David Blunt

, 03.04.2008




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, z. David Blunt, të cilin e ka falënderuar për punën shumë të mirë që ka bërë në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës dhe institucionet e tjera të vendit. Krasniqi ka vlerësuar mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën dhe sidomos njohjen e shpejtë nga Londra të shtetit të ri të Kosovës. Duke i uruar diplomatit britanik suksese në detyrën e re , Krasniqi është shprehur i bindur se z. Blunt do të mbetet një mik i mirë i Kosovës, çdoherë i mirëpritur tek qytetarët dhe institucionet e vendit tonë.

Shefi i deritashëm të Zyrës së Britanisë së Madhe në Prishtinë z. David Blunt, në takim me kreun e legjislativit të vendit ka uruar mbarësi për Kosovën e pavarur. Ai është shprehur optimist për ardhmërinë e vendit tonë, me gjithë sfidat me të cilat do të ballafaqohet në rrugën e saj të zhvillimit.

Në takim është biseduar edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe në Mitrovicën e Veriut, si dhe për zgjedhjet serbe të 11 majit.

Kryeparlamentari Krasniqi duke u ndërlidhur me këto zgjedhje është shprehur se votimi eventual i qytetarëve serbë të Kosovës në zgjedhjet lokale të Serbisë nuk do t’i kontribuonte afrimit të komunitetit serb me shumicën shqiptare në Kosovë.
Kryeparlamntari Krasniqi priti ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, David Blunt