Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 03.04.2008




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme , të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Raportin Vjetor të Agjencionit Kundër Korrupsionit për vitin 2007. Në këtë mbledhje merrte pjesë edhe Hasan Preteni, drejtor i Agjencionit Kundër Korrupsionit , i cili me këtë rast paraqiti një pasqyrë të gjerë të fushëveprimit të këtij agjencioni dhe të sfidave më të cilat ballafaqohet ai. Ai thekosi se ky agjencion gjithnjë e më mirë po e kryen funksionin e tij në luftë kundër korrupsionit. Në këtë vështrim ai përmendi edhe përmirësimin e pozitës materiale të këtij agjencioni, i cili do të ndihmojë për të kompletuar kuadrin e nevojshëm dhe të mos humbë atë ekzistues për shkak të ardhurave të vogla personale që marrin. Në punën e tij, tha në vijim Preteni, po shtohet edhe bashkëpunimi me qytetarë për luftimin e korrupsionit. Të gjitha rastet e paraqitura nga qytetarët hetohen në mënyrë administrative dhe pastaj iu përcillen sistemit gjyqësor. Mirëpo, ai pati disa vërejtje sa i përket sistemit gjyqësor, i cili nuk komunikon sa duhet me informata kthyese, lidhur me atë se deri ku është arritur në shqyrtimin e këtyre informatave. Ai në vazhdim tha se Agjencioni kundër Korrupsionit vepron pa presione nga jashtë. Pas debatit anëtarët e Komisionit u pajtuan që ky Raport të procedohet më tej në Kuvend.

Në këtë mbledhje Komisioni vendosi edhe për procedimin e mëtejmë në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave në mbështetje edhe të Raportit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me këtë Projektligj, si dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. L-017/1 të Inspektoratit të Punës, me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente.

Komisioni miratoi edhe Planin e vet të punës për vitin 2008.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa