Lajmet e fundit
Nga seanca plenare e Kuvendit
, 04.04.2008
Para se seanca plenare e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të fillonte me rendin e përcaktuar të ditës, kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës e ka përshëndetur lirimin nga Gjykata e Hagës të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe marrjen e ftesës nga Shqipëria dhe Kroacia për anëtarësim në NATO, përshëndetje këto të shoqëruara me duartrokitje frenetike të deputetëve.
Në vazhdim të seancës kryeministri Hashim Thaçi u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës.
Po në këtë seancë janë shqyrtuar për herë të parë dhe janë miratuar në parim dy projektligje: Projektligji për vula në institucionet e Republikës së Kosovës, të cilin e ka prezantuar zëvendëskryeministri Ramë Manaj dhe Projektligji për Sigurinë private, i prezantuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.
Për herë të dytë, ndërkaq, janë shqyrtuar dhe bashkë me amendamentet janë miratuar përfundimisht: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kooperativat e bujqve.