Lajmet e fundit
Ceremoni solemne me rastin e nënshkrimit të Draft-Kushtetutës së Republikës së Kosovës
, 07.04.2008
Në një ambient solemn të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, sot u bë nënshkrimi i Draft- Kushtetutës së Kosovës nga ana e anëtarëve të Komisionit Kushtetues të Kosovës. Në këtë solemnitet madhor ishin të pranishëm kryetari i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Komisionit Kushtetues Hajredin Kuçi dhe anëtarët e këtij Komisioni, si dhe përfaqësues të zyrave diplomatike të botës në Kosovë.
Duke përshëndetur të pranishmit, kryetari i Komisionit Kushtetues të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçi theksoi se ndihemi të privilegjuar që kemi punuar në hartimin e Draft-Kushtetutës së Kosovës, e cila është një akt madhor, mbi themelet e së cilës do të ndërtohet paqja, liria dhe barazia e qytetarëve të Kosovës, pasi liria është burim i çdo gjëje në rrugën e ndërtimit të të së ardhmes së Kosovës. Kushtetuta do të jetë akt i respektit të ndërsjellë të qytetarëve dhe integrimit të tyre në të gjitha proceset shoqërore.
Në vijim Nekibe Kelmendi theksoi se ky vit është viti më i mbarë i historisë së Kosovës, sepse sapo bëmë shpalljen e pavarësisë, tash po e aprovojmë Kushtetutën e vendit, e cila do të mund të jetë shembull edhe për shtetet tjera për nga sigurimi i të drejtave për të gjithë qytetarët e saj.
Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, tha se Kosova me këtë akt do të ketë kushtetutë moderne për decentralizim dhe sigurimin e të drejtave për të gjitha komunitetet që jetojnë këtu, e kjo do të reflektohet pozitivisht drejt integrimit të Kosovës në BE. Ai pastaj tha se e ka certifikuar këtë Draft- Kushtetutë , e cila përbën moment historik për Kosovën.
Në mënyrë solemne anëtarët e Komisionit Kushtetues të Kosovës nënshkruan Draft- Kushtetutën e Kosovës, i cila pastaj iu dorëzua presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi. Draft- Kushtetuta pastaj i dorëzohet Kuvendit të Kosovës për aprovim.
Duke iu drejtuar të pranishmëve Fatmir Sejdiu theksoi se Draft-Kushtetuta është një hap historik në ndërtimin e shtetit të Kosovës, e cila është hartuar mbi bazën e parimeve më moderne kushtetuese ndërkombëtare, duke përfshirë edhe karakteristikat specifike të Kosovës. Me këtë Kushtetutë Kosova do të ketë integritetin e saj të pacenueshëm, do të jetë shtet i mirëqenies dhe i perspektivës së sigurt drejt integrimeve evro-atlantike.
Kryeministri Hashim Thaçi theksoi se me këtë akt të sotëm po bëjmë legjitimimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës – shtet demokratik dhe sovran, që është sublimim i aspiratave të së shkuarës, të së sotmes dhe të së ardhmes së Kosovës. Kushtetuta është dokument i garantimit të lirisë dhe vulë e shtetit të Kosovës. Qeveria e Kosovës, theksoi Thaçi, do ta mbështesë këtë Draft -Kushtetutë për t’ u aprovuar në Kuvend.
Duke përshëndetur të pranishmit kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, theksoi se për politikën në përgjithësi dhe politikën kombëtare në veçanti, Kushtetuta është dokument kulmor politik dhe juridik i shtetit. Vlerën e Kushtetutës nuk mund ta përcaktojnë aktorët politike dhe as fjalët e tyre të bukura, atë e përcakton zbatueshmëria e saj në jetën e përditshme dhe respekti që gëzon ajo te qytetarët dhe institucionet në përditshmëri, gatishmëria e tyre për ta mbrojtur atë sa herë që e lyp nevoja. Është e natyrshme që në hartimin e kësaj Projekt- Kushtetute ka pasur kompromise, kompromisi e përshkon si një pe i kuq atë. Ai është një kompromis që ka hapur të gjitha portat për të ardhmen e këtij vendi dhe qytetarët e saj. Në politikë kompromisi legjitimon paqen, lirinë dhe zhvillimin. Me aktin e sotëm Projekt-Kushtetutës së Kosovës po i hapen dyert për aprovim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.