Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e LSI-së, Ilir Meta

, 07.04.2008




Proceset aktuale politike që po zhvillohen në Kosovë, si dhe përpjekjet e përbashkëta për integrime evro-atlantike, ishin temë themelore të takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës , Jakup Krasniqi, me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Shqipërisë, Ilir Meta.

Në prononcimin për media kryeparlamentari Krasniqi theksoi se e ka përgëzuar bashkëbiseduesin për ftesën për pranim që NATO-ja këto ditë i bëri Shqipërisë. Në takim u bisedua edhe për çështje të tjera të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shprehu kënaqësinë për takimin që pati me kryeparlamentarin e shtetit më të ri në botë. Është ky realizim i një aspirate të të gjithë shqiptarëve ku do që jetojnë ata .Ai theksoi se biseduan edhe për punën e Parlamentit të Kosovës, sidomos në aspektin e çuarjes përpara të proceseve demokratike. Gëzon fakti, u shpreh Meta,për bashkëpunimin konstruktiv që bëjnë grupet parlamentare gjatë punimeve të Kuvendit të Kosovës. Ilir Meta u angazhua edhe për thellimin e bashkëpunimit të komisioneve respektive të Shqipërisë dhe të Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Kosova dhe Shqipëria, theksoi më tutje Meta, si dy vende me traditë dhe histori të përbashkët i bashkon edhe filozofia e integrimeve evropiane. Në këtë drejtim ky bashkëpunim do të jetë kontribut për progres në këto procese, jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor.
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e LSI-së, Ilir Meta