Lajmet e fundit
Nga Dëgjimi Publik lidhur me perspektivat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
, 07.04.2008
Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane, i kryesuar nga znj. Zylfie Hundozi, kryetare e komisionit mbajti sot Dëgjim Publik me qëllim të informimit sa më të mirë në lidhje me perspektivat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, zbatimin e Konventës për të Drejtat dhe Liritë themelore të njeriut në Kosovë, e cila konventë është e aplikueshme në Kosovë në bazë të Kornizës Kushtetuese dhe Rregullores së UNMIK-ut 200/59, si dhe mundësisë së qasjes së qytetarëve të Kosovës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë themelore të Njeriut.
Nga diskutimet e të pranishmëve, rezultoi se zbatimi i Konventës për të Drejtat dhe Liritë themelore në Kosovë hasë në vështirësi për arsye se nuk ekziston një instancë e cila do ta kontrollojë zbatueshmërinë e saj. Instanca e vetme është Gjykata Evropiane për të Drejtat dhe Liritë themelore në të cilin qytetarët e Kosovës gjer më tani nuk kanë pasur qasje.
Institucionet tona, prandaj, është thënë në këtë dëgjim publik, duhet të punojnë së bashku që kjo Konventë të gjejë zbatim në Kosovë, duke iu mundësuar qytetarëve të Kosovës që të kenë qasje në këtë Gjykatë, e kjo mund të arrihet nëse Kosova e nënshkruan këtë Konventë. Është në interes të shtetit të Kosovës dhe shteteve tjera Evropiane që të drejtat e njeriut të respektohen në Kosovë, kanë vlerësuar pjesëmarrësit e takimit.
Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Komisioni do t’i shqyrtojë informatat e marra dhe do të dalë me një qëndrim, të cilin do t’ia paraqesë Kuvendit për hapat e mëtejmë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.