Lajmet e fundit
Fjala e kryeparlamentarit e Kosovës, Jakup Krasniqi në seancën solemne
, 09.04.2008
I nderuar President Sejdiu,
I nderuar Kryeministër Thaçi,
Të nderuar ministra dhe kolegë deputetë,
I nderuar Përfaqësues i Zyrës Civile Ndërkombëtare, zoti Feit,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve mike në Kosovë,
Të nderuar përfaqësues të Universitetit të Prishtinës,
Të nderuar prijës fetarë të Kosovës,
Të nderuar kryetarë të komunave të Kosovës,
Të nderuar anëtarë të Komisionit për hartimin e Kushtetutës,T
ë nderuar shtetas të Republikës së Kosovës
Mirë se keni ardhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të hapë punimet e kësaj seance të jashtëzakonshme dhe solemne të Kuvendit për miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Pa kaluar dy muaj nga shpallja e Pavarësisë, sot jemi mbledhur sërish në evenimentin historik të institucionalizimit të lirisë dhe për t’i dhënë shtetit tonë ligjin themelor.
Kushtetuta e Kosovës, si dokument i rëndësishëm politik dhe juridik është ndërtuar mbi themelet e demokracisë kushtetuese moderne.
Demokracia jonë kushtetuese siguron qeverisjen e popullit nëpërmjet të përfaqësuesve të tij të zgjedhur, përcakton qartë kompetencat institucionale dhe u garanton gjithë qytetarëve të Republikës, pa asnjë dallim, të drejtat themelore e barazinë para ligjit. Pjesë përbërëse të saj janë virtytet qytetare të solidaritetit, besimit, tolerancës dhe integrimit.
Demokracia është proces dinamik i arritjeve të vazhdueshme të niveleve të lirisë njerëzore dhe i pjekurisë së një shoqërie të përgjegjshme ndaj ligjit, ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.
Kushtetuta jonë sanksionon shkallë të lartë të idealizmit të një shoqërie të lirë, të hapur, demokratike dhe sovrane. Ajo promovon dhe u garanton të drejta të standardeve të larta komuniteteve pakicë në Kosovë. Që nga sot, të drejtat e komuniteteve nuk janë më thjeshtë vetëm vullnet i mirë dhe i deklaruar i shumicës, por kategori e përcaktuar kushtetuese dhe partneritet solemn e publik. Ato janë të mbrojtura dhe të pacenueshme.
Të nderuar deputetë,
duke miratuar Kushtetutën, ne kemi siguruar themelet mbi të cilat do të ngrihet shteti demokratik dhe sovran i Republikës së Kosovës.
Me Kushtetutën ne po kurorëzojmë aspiratën dhe vullnetin e popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe përparim.
Pas Deklaratës së Pavarësisë, ne sot po bëjmë një deklaratë tjetër të detyrimeve zyrtare ndaj shtetit tonë të lirë e të pavarur dhe kjo deklaratë quhet Kushtetutë.
Miratimi i Kushtetutës me vullnetin e lirë, si përfaqësues të zgjedhur të popullit të Kosovës, përbën njëkohësisht edhe betimin solemn të nënshtrimit tonë ndaj 162 neneve të saj.
Duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet, Kosova do të dëshmojë përcaktimin e saj për demokracinë e vërtetë, do të promovojë institucionet e përgjegjshme, do të shfaqë kulturën e saj civilizuese dhe do të jetë partner serioz ndërkombëtar.
Ju falemnderit.