Lajmet e fundit
Deputetët miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës
, 09.04.2008
Në seancën e sotme të jashtëzakonshme dhe solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën pos kryetarit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi, merrnin pjesë edhe përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, z. Pieter Feith, kori diplomatik në Kosovë, si dhe përfaqësues të arsimit, shkencës, artit e të fesë, deputetët me aklamacion kanë miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nga 107 deputet të pranishëm në seancë, 97 prej tyre kanë votuar për aprovimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Duke i përshëndetur të pranishmit në këtë seancë, kryeparlamentari Krasniqi është shprehur se me Kushtetutën ne po kurorëzojmë aspiratën dhe vullnetin e popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe përparim. Ai, ndërkaq, e ka përshëndetur punën e Komisionit Kushtetues të Kosovës për hartimin e aktit më të lartë juridik të vendit. Kushtetuta e Kosovës, si dokument i rëndësishëm politik dhe juridik është ndërtuar mbi themelet e demokracisë kushtetuese moderne, ka spikatur Krasniqi.
Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në fjalën e tij para deputetëve miratimin e Kushtetutës së vendit e ka cilësuar si përmbyllje të procesit shtetndërtues të Kosovës. Ai ka spikatur se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, bashkë me ligjet që do të derivohen nga kjo Kushtetutë, do të jetë garancia kryesore e ndërtimit të Kosovës si shtet i mirëqenies ekonomike, i cili do të zhvillohet edhe më tej në përputhje me parimet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lirë e të drejtë.
Kryeministri Thaçi, ndërkaq, miratimin e Kushtetutës e ka vlerësuar si veprimin më të rëndësishëm institucional pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ajo çfarë po bëjmë ne sot, ka thënë Thaçi, është edhe një hap tjetër historik në rrugën tonë për të ndërtuar shtetin tonë të qëndrueshëm, me qeverisje stabile dhe demokratike–Kosovën e pavarur, sovrane dhe krenare. Duke e miratuar këtë kushtetutë, ka spikatur kryeministri, ne vendosim për të drejtat e qytetarëve tanë dhe përgjegjësitë e qeverisë sonë, të cilat janë themelet e zhvillimit të vendit tonë. Kjo kushtetutë që po miratojmë sot është vet evoluimi i historisë sonë të përbashkët.
Kryetari i Komisionit Kushtetues të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër, Hajredin Kuçi, duke shpjeguar përmbajtjen e Kushtetutës së Kosovës, ka theksuar se komisioni ka pasur për qëllim hartimin e një Kushtetute moderne, të shkurtër, të qartë dhe të kuptueshme, me gjithsej 14 kapituj dhe 162 nene, që garanton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare që edhe ia ka arritur qëllimit.
Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës është shoqëruar me duartrokitje frenetike të deputetëve.