Lajmet e fundit
Debati publik lidhur me Projektligjin për mbrojtjes së mjedisit
, 08.04.2008
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim të Fshatit, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor nën kryesinë e z. Zef Morina, anëtar i Komisionit mbajti sot debatin publik lidhur me Projektligjin e mbrojtjes së mjedisit.
Në debatin e lartshënuar, përveç anëtarëve të Komisionit të përmendur kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ( si sponsorë të ligjit të përmendur) në krye me këshilltarin e parë të ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Z. Abdylkadër Hysenin, përfaqësuesi i Qeverisë, drejtori i Qendrës Regjionale të për mjedis, zyra në Prishtinë z. Zeqir Veselaj, përfaqësuesi i misionit të OSBE-së në Kosovë, përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, si dhe përfaqësuesi i kombinatit “Trepça” nga Mitrovica.
Duke diskutuar për Projektligjin midis të tjerash u tha se Ligji për mbrojtjen e mjedisit është aprovuar qysh para pesë vitesh, saktësisht në vitin 2003, por për shkak të disa mangësive të cilat i ka ky ligj, por edhe për shkak të harmonizimit me ligjet evropiane nga fusha mjedisore, si dhe me të gjitha standardet botërore nga kjo fushë, ky Projektligj është përgatitur së Projektligj i ri për mbrojtjen e mjedisit. Në vazhdim të diskutimeve gjithashtu u përmend se me këtë ligj, parasëgjithash dëshirohet që të rregullohet çështja e mbrojtjes së mjedisit në Kosovë, si dhe të definohet mbrojtja e resurseve natyrore të cilat i ka Kosova.
Në fund të këtij debati publik u mor vendim që Projektligji i lartpërmendur, me disa ndryshime dhe plotësime t’i përcillet Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim në parim.