Lajmet e fundit
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 10.04.2008
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, në të cilën merrnin pjesë edhe përfaqësues të subjekteve të ndryshme, të cilat e ndihmojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Komisionin, shqyrtoi çështje që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e Avokatit të Popullit, si një institucion i pavarur dhe shumë i rëndësishëm publik.
Përfaqësuesi i Komesariatit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, z. Paul Miller, e ka vlerësuar tepër të rëndësishme për procesin e akreditimit ndërkombëtar të Kosovës përzgjedhjen për Avokat të Popullit të personit me cilësitë më të mira profesionale dhe morale. Ai me këtë rast i ka dorëzuar Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi një material për përcaktimin e kritereve përzgjedhëse për Avokatin e Popullit, si: përshtatshmëria personale e personit të përzgjedhur, arsimimi, përvoja në punë (në lëmin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut), njohuritë për mekanizmat kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar për të drejtave të njeriut, aftësitë menaxhuese etj.
Me këtë rast Komisioni formoi Panelin rekrutues për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit (nga një përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare, anëtarë të Komisionit Legjislativ), duke premtuar transparencë të plotë në gjithë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi po në këtë mbledhje ka shqyrtuar në parim Projektligjin për ndërmjetësim, si dhe ka shqyrtuar bazën juridike të katër projektligjeve të tjera.