Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 14.04.2008




Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Kosovës , i kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, shqyrtoi propozimin e amendamenteve për Projektligjin për Përdorimin Civil të Eksplozivëve , të cilat ishin bërë nga ana e grupit punues të këtij Komisioni. Pas një debati mjaft të gjerë e përmbajtjesor, Komisioni përkrahu një varg të gjerë amendamentesh me disa plotësime dhe ndryshme, me të cilat ky Projektligj begatohet në shumë aspekte për lëmin që përfshin.

Po kështu, Komisioni përkrahu edhe rekomandimet e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës lidhur me Raportin e Agjensionit Antikorrupsion për vitin 2007.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri