Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane
, 14.04.2008
Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga Zylfie Hundozi, kryetare e komisionit, debatoi lidhur me praninë dhe rolin e Komisionit Evropian në Kosovë.
Fillimisht për temën raportoi Khaldoun Sinno, kryesues i sektorit për politikë, ekonomi dhe integrime evropiane në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë. Ndër kompetencat dhe synimet kryesore të Komisionit Evropian në Kosovë Sinno theksoi shtyrjen e reformave nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe financimin e projekteve, sigurimin e instrumenteve për zgjerim në bazë të procesit të Stabilizim Asocimit dhe mbështetjen e Kosovës në integrimet rajonale.
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane kanë theksuar interesimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për t’u integruar në mekanizmat evropianë, por kanë pohuar gjithashtu edhe kompleksitetin dhe shumësinë e këtyre mekanizmave, si: Komisioni Evropian, Zyra Civile Ndërkombëtare ( Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë), EULEX, e të tjerë, kompetencat e të cilëve ende janë të paqarta për qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Khaldoun Sinno i ka siguruar kuvendarët e Kosovës se funksionet e mekanizmave të ndryshëm evropian me mandat në Kosovë kanë funksione të ndara, por se kanë synime të përbashkëta për të mbështetur autoritetet e Kosovës në të gjitha rrafshet, përfshirë edhe perspektivën evropiane të Kosovës.