Lajmet e fundit

Krasniqi ka pritur edhe përfaqësuesen e Paktit të Stabilitetit për çështje gjinore, Cipetiç

, 14.04.2008




Kryeparlamentari Krasniqi, po sot, ka pritur edhe përfaqësuesen e Paktit të Stabilitetit për çështje gjinore, znj. Rukavina Cipetiç, me të cilin ka biseduar për rolin në rritje të grave në Kuvend dhe në institucionet e tjera të Kosovës.

Ai me këtë rast ka theksuar se mbi 30 për qind e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë gra dhe se Kuvendi ka miratuar një ligj për barazinë gjinore. Krasniqi ka pohuar gjithashtu që në dy legjislaturat e shkuara ka funksionuar edhe Grupi joformal i grave deputete.

Përfaqësuesja e Paktit të Stabilitetit për çështje gjinore, Cipetiç, duke çmuar rezultatet e Kosovës për sa i përket fuqizimit të gruas në vendimmarrje, e ka njoftuar kryeparlamentarin Krasniqi se një delegacion i grave të Kosovës, në mesin e të cilave ka edhe deputete, do të marrë pjesë në një Konferencë për çështje të gruas në Kotorr të Malit të Zi.

Deputetja Flora Brovina, e cila merrte pjesë në këtë takim, ka pohuar se është në themelim e sipër Grupi i grave deputete dhe ka kërkuar që një Konferencë ndërkombëtare për fuqizimin e gruas në vendimmarrje të mbahet edhe në Kosovë.
Krasniqi ka pritur edhe përfaqësuesen e Paktit të Stabilitetit për çështje gjinore, Cipetiç