Lajmet e fundit
Kryeparlamntari Krasniqi priti një delegacion të Sindikatës së Shëndetësisë
, 14.04.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot një delegacion të Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës, të kryesuar nga Jahir Mulolli, nënkryetar i kësaj sindikate, me të cilin ka biseduar për gjendjen e vështirë të shëndetësisë së Kosovës dhe për procedimin e ligjeve që e rregullojnë sferën o organizimit sindikal.
Përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, kanë kërkuar që sa më parë Kuvendi të miratojë Ligjin për Punën, atë për organizimin sindikal dhe për grevat. Ata ndërkaq kanë ngritur edhe çështjen e pagave tepër të ulëta të punonjësve shëndetësorë.
Kryeparlamentari Krasniqi, në takim me sindikalistët e shëndetësisë ka folur për angazhimin e Kuvendit për miratimin e ligjeve, sidomos të atyre që dalin nga Plani Gjithëpërfshirës i Ahtisarit, ndërkaq, ka theksuar se tri projektligjet e përmendura, në Legjislaturën e kaluar kanë qenë në procedurë parlamentare për miratim, por se i ishin kthyer qeverisë në ripunim. Krasniqi ka premtuar se do të angazhohet edhe personalisht që këto ligje sa më parë të arrijnë në Kuvend për shqyrtim.