Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 15.04.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare dhe zëvendëskryeministri, Ramë Manaj, ka vendosur që brenda kësaj jave Kuvendi t’i mbajë dy seanca plenare.
Kryesia ka tumirë kërkesën e Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, për paraqitje të tij para deputetëve me një fjalë rasti për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë. Presidenti Sejdiu do t’u drejtohet deputetëve në pjesën e parë të seancës së 18 prillit.
Më pastaj deputetëve do t’u paraqitet Informata për punën 100 ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2008 – 2011. Për vënien në rend dite të programit të Qeverisë kanë pasur mendim tjetër dy anëtarë të Kryesisë, nga radhët e subjekteve politike opozitare, Gashi dhe Maloku. Ata kanë vlerësuar se deputetëve u duhet më shumë kohë për të analizuar programin e Qeverisë së Kosovës dhe për t’u përgatitur për debat më cilësor.
Në seancën e 17 prillit, pas pyetjeve parlamentare për punën e Qeverisë dhe përgjigjeve të kabinetit qeveritar, do të procedohet me shqyrtimin, për herë të parë, të tri projektligjeve: Projektligjit për sponsorizimet në kulturë, rini dhe sporte, të Projektligjit për Ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”dhe për ansamblet e tjera, si dhe të Projektligjit për Ndërmjetësim.
Në mbledhjen e sotme Kryesia është njoftuar me vendimin e Qeverisë për caktimin e zv. kryeministrit, Ramë Manaj, për t’i koordinuar punët ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit. Kryesia, ndërkaq, ka vendosur që Raporti i Zyrës së Auditorit Gjeneral lidhur me auditimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës për vitin fiskal 2006, tu shpërndahet deputetëve.
Duke shqyrtuar urgjencën e UNMIK-ut për emërimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kryesia ia ka përcjellë atë Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, i cili pas vlerësimit nga ky këshill do t’i kthehet Kuvendit për miratim formal.
Lidhur me kërkesën e përsëritur të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për emërimin e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Kryesia ka vendosur që edhe një herë t’i bëjë urgjencë Qeverisë për t’i emëruar këta dy anëtarë.
Në këtë mbledhje Kryesia është njoftuar edhe me kalendarin e punës së Kuvendit për muajin prill 2008.