Lajmet e fundit

Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 15.04.2008




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të cilin e kryesoi kryetari i komisionit, z. Sadik Idrizi, sot mbajti mbledhjen e rregullt, ku si pikë kryesore e rendit të ditës ishte: shqyrtimi i Projektligjit për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Në mbledhjen e përmendur, anëtarët e komisionit theksuan se ky projektligj në thelb është shumë i mirë dhe se me këtë , para së gjithash, dëshirohet që kjo kategori e qytetarëve të integrohet në lëmin e jetës dhe punës në gjithë shoqërinë. Njëherit, me këtë projektligj dëshirohet gjithashtu, që të rregullohet edhe aftësimi profesional për punë i personave me aftësi të kufizuara.

Në vazhdim të mbledhjes së komisionit, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me disa vërejtje, qëllimi i të cilave ishte përmirësimi i mëtejmë i tekstit të këtij projektligji, morën vendim që ky projektligj të dërgohet në procesim të mëtejmë në të dy komisionet kryesore të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje, anëtarët e komisionit e shqyrtuan edhe Projektligjin për përkrahjen materiale të familjeve të fëmijëve me aftësi të përhershme të kufizuara.
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale