Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi u takua me një delegacion të Parlamentit Evropian
, 18.04.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me një delegacion të Parlamenatit Evropian , të kryesuar nga evrodeputetja Doris Pack (PPE–DE) nga Gjermania, në përbërje të të cilit ishin edhe evrodeputetët Marian–Jean Marinescu, (PPE–DE) nga Rumania , Ria Oomen–Ruijten, (PPE–DE) nga Holanda ,Hannes Sëoboda, (PSE) nga Austria Austria, David Hammerstein, (Verts/ALE) nga Spanja dhe Ryszard Czarnecki, (UEN) nga Polonia. Temë themelore e këtij takimi ishin rrjedhat aktuale politike dhe shoqërore në Kosovë, sidomos pas shpalljes së Pavarësisë dhe Kushtetutës së Kosovës, si dhe sfidat me te cilat do të ballafaqohet Kosova drejt së ardhmes sa më të mirë për të gjithë qytetarët e saj. Në fillim të takimit kryeparlamentari Jakup Krasniqi përshëndeti deputetët evropianë, duke i falënderuar për të gjitha atë që kanë bërë në mbështetjen e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe aprovimin e Kushtetutës së vendit. Ai në vijim i njoftoi parlamentarët evropianë edhe për strukturën e Kuvendit të Kosovës dhe të përbërjes së tij, si nga ana partiake, ashtu edhe për nga përfaqësimi i komuniteteve në të gjitha segmentet e Kuvendit. Ndërkaq, duke folur për arritjet në fushën e legjislacionit , ai tha se deri tash janë aprovuar 19 ligje që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, kurse deri në 15 qershor do të aprovojmë edhe 18 ligjet nga kjo Pako. Duke folur për Kushtetutën e Kosovës , kryeparlamentari Krasniqi tha se ajo është hartuar në frymë të Pakos së Ahtisarit. Kjo do të thotë se ne kemi bërë edhe kompromise të dhembshme, por ato i kemi bërë për hir të së ardhmes , ndaj do t’ ia lëmë historisë, kurse ne do të angazhohemi për një zhvillim sa më të shpejtuar ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Në vijim kryeparlamentari u angazhua për thellimin e marrëdhënieve ndërparlamentare me shtetet evropiane, duke shprehur kërkesën që deputetet e Parlamentit Evropian të lobojnë për njohjen e shtetit të Kosovës edhe nga shtetet tjera.
Për thellim të bashkëpunimit ishte edhe z. Doris Pack, e cila në segmentet e bashkëpunimit veçoi, sidomos lëmin e arsimit dhe të ekonomisë, tema këto që duhet të jenë vazhdimisht kryefjalë e bashkëpunimit.Tani, tha ajo, jeni në një situatë tjetër, çdo gjë është duke u zhvilluar , ndërsa këto procese do të shkojnë edhe më mirë, pas 11 majit, kur serbët e Kosovës do të kuptojnë se duhet të bazohen në të ardhmen e tyre të përbashkët me komunitetet tjera .Ajo shprehu gatishmërinë që të intensifikojë bashkëpunimin, duke u zotuar për takime sa më të shpeshta të parlamentarëve të Kosovës me ata evropian.
Në interesimin e parlamentarëve evropianë rreth bashkëpunimit me komunitetet pakicë, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi tha se me të gjitha komunitetet kemi bashkëpunim mjaft të mirë. Në Kosova gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe ajo serbe, ndërsa gjuhët e komuniteteve janë në përdorim zyrtar atje ku përqindja e tyre është 5 për qind e popullsisë, si është rasti i turqve në Prizren. Bashkëpunim mjaft të mirë kemi edhe me deputetët serbë, shtatë prej të cilëve marrin pjesë në punimet e Kuvendit. Përkitazi me komunitetin serb ai tha se pjesëtarët e këtij komuniteti nuk po u shfrytëzojnë disa të drejta nga presioni i Beogradit.
Delegacioni evropian ishte i kënaqur me frymën e takimit dhe arritjet që po bëhen në proceset aktuale në Kosovë, duke mos kursyer edhe përgëzimet për institucionet e Kosovës dhe qytetarët për pjekurinë që treguan gjatë gjithë zhvillimeve më të reja në Kosovë.