Lajmet e fundit
Dëgjim i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri të Kuvendit të Kosovës me institucionet e sigurisë në Kosovë
, 21.04.2008
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të kompetencave të veta, që ka në kuadër të mbikëqyrjes parlamentare në fushën e sigurisë, mbajti sot një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e segmenteve të sigurisë së Kosovës, lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë pas 17 shkurtit dhe masat e ndërmarra nga institucionet e sigurisë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Në seancë morën pjesë: z. Zenun Pajaziti, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës me bashkëpunëtorë, gjeneral Sheremet Ahmeti, ndihmës komisar i policisë, z. Bajram Rexhepi, kryetar i Komunës se Mitrovicës, z. Naim Huruglica, drejtor i Shërbimit Doganor të Kosovës, si dhe përfaqësues nga TMK-ja.
Seanca është kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, i cili pasi falënderoi te pranishmit për pjesëmarrje theksoi se Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, është duke ndjekur nga afër zhvillimet rreth sigurisë pas 17 shkurtit e këndej, prandaj me qëllim të informimit dhe për të diskutuar këto shqetësime të përbashkëta, ka vendosur të organizojë këtë dëgjim me segmentet e ndryshme nga sektori i sigurisë.
Pas fjalës hyrëse të kryetarit të Komisionit Rrustem Mustafa i cili, ashtu si edhe të gjitha anëtarët e Komisionit përgëzuan segmentet e sigurisë për angazhimin e tyre në periudhën pas 17 shkurtit, për tejkalimin sa më të suksesshëm e të matur të të gjitha problemeve me të cilat u ballafaqua Kosova, sidomos në veri, disa pika nga Raporti i MPB-së , lidhur me këto çështje që iu kishin dorëzuar edhe me shkrim Komisionit, i shkoqiti ministri Zenun Pajaziti.
Ai tha se bashkërisht kemi arritur të menaxhojmë situatën pas 17 shkurtit, sidomos tendencat për të provokuar në shkallë sa më të gjerë gjendjen e sigurisë në Kosovë. Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile, kufijtë e Kosovës janë nën kontroll, falë edhe bashkëpunimit me KFOR-in dhe segmentet e sigurisë së UNMIK-ut, në të gjitha problemet që u shfaqën pas ndërhyrjes së dhunshme të serbëve në Gjykatën e Qarkut, në hekurudha dhe në pikat kufitare 1 dhe 31.
Policia dhe Ministria u ballafaquan edhe me kundërshtimin e policëve serbë për të vepruar në kuadër të SHPK-së, por edhe këtu u veprua me maturi, por në vijim edhe në këtë çështje do të zbatohet ligji, dhe është duke u rishikuar çështja e shpalljes së konkursit, nëse edhe më tutje policët refuzojnë t’ iu përgjigjen obligimeve të punës.
Kryetari i komunës se Mitrovicës, Bajram Rexhepi, theksoi se kemi bashkëpunuar ngushtë me KFOR-in dhe mekanizmat e UNMIK-ut për të tejkaluar situatën që u krijua në veri të Mitrovicës. Strukturat politike në Mitrovicë kanë hasur në mirëbesim me KFOR-in dhe me segmentet e sigurisë të UNMIK-ut. Kërkesa jonë gjithnjë ka qenë që të mos vendnumërojmë, por të vendosim rendin dhe ligjin në tërë territorin e Kosovës, të vetëdijshëm se më mirë është të veprojmë, që asnjëherë situata të mos na dalë nga kontrolli, se sa pastaj të merremi me konsekuencat nga ato, qëndrim që u përkrah edhe nga diskutuesit tjerë.
Gjatë debatit u theksua se segmentet e sigurisë po punojnë me ngulm për të luftuar kontrabandën dhe krimin e organizuar kudo që të shfaqet ai dhe me të njëjtin kuti . Në këtë frymë duhet që sa më shpejt të vendosen shërbimet doganore në pikat 1 dhe 31 në veri të vendit. Me këtë rast u përmend edhe çështja e pagave shumë të ulëta të policëve, ndaj u kërkua që me rastin e rishikimit të buxhetit të Kosovës, të shikohet mundësia për rritjen e tyre.
Konstatim i përgjithshëm i këtij dëgjimi ishte se gjendja politike dhe e sigurisë në Kosovë aktualisht është e qetë dhe stabile, por edhe e ndjeshme, madje mund të priten edhe tensione në kohën e zgjedhjeve në Serbi.
Në fund, kryetari i Komisionit theksoi se ky dëgjim ka qenë shumë i rëndësishëm, dhe është hera e parë në mandatin e kësaj legjislature, që Komisioni ka organizuar dëgjim me sektorin e sigurisë. Kështu , pos marrjes së informacioneve dhe diskutimeve që patëm këtu, kjo i kontribuon shumë edhe krijimit të një komunikimi të mirëfilltë Komisionit Parlamentar me institucionet e sigurisë.