Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 21.04.2008




Komisioni për Shërbime Publike , Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Esat Brajshori, kryetar i Komisionit , shqyrtoi sot listën e Këshillit të Pavarur të Mediave të datës 08.06.2007 për emërimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së. Komisioni i rekomandon Kryesisë së Parlamentit të rishqyrtojë këtë listë të Komisionit Ad hoc të legjislacionit të kaluar lidhur me zgjedhjen e Bordit të RTK-së. Komisioni vuri ne dukje se disa nga emrat në listën gjegjëse paraqesin konflikt interesi.

Në vijim Komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për Vula në Institucionet e Republikës së Kosovës nr. L–054/1.
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media