Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 22.04.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën ishin të ftuar edhe shefat e grupeve parlamentare (merrte pjesë vetëm shefi i Grupit Parlamentar 7+, Zylfi Merxha), ka vendosur që seanca plenare e Kuvendit të mbahet më 29 prill të këtij viti, si dhe ka përcaktuar rendin e punës për këtë seancë.
Në pjesën e parë të seancës, Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve për punën e Qeverisë, ndërkaq në vazhdim do të procedohet me projektligjet.
Për herë të dytë do të shqyrtohen: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2002/9 për Inspektoratin e Punës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale, si dhe Projektligji për taksën e vendosjes.
Po për herë të dytë mund të shqyrtohen dhe pesë projektligje të tjera, nëse komisionet i përfundojnë raportet për amendamentimin e tyre deri ditën e premte, më 25 prill.
Kryesia po në këtë mbledhje ka shqyrtuar një sërë mocionesh, rekomandimesh dhe kërkesash.
Pasi e ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit për Buxhet e Financa dhe të Komisionit për Punë të Brendshme e Siguri lidhur me Raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Kryesia ka vendosur që çështjen ta shtrojë për debat në seancë plenare, në të cilën do të ftohet të raportojë drejtori i AKK-së, Hasan Preteni.
Lidhur me rekomandimin e Komisionit për Buxhet e Financa dhe të Komisionit për Punë të Brendshme e Siguri për emërimin e tre anëtarëve në Këshillin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Kryesia ka vendosur të kërkojë që grupet parlamentare të propozojnë tre anëtarë në këtë këshill, të cilët duhet ta kenë votën formale të Kuvendit të Kosovës.
Kryesia ka shqyrtuar edhe propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, të cilin ia delegon Komisionit për Çështje Juridike dhe Legjislacion.
Kryesia gjithashtu ka vendosur që Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit t’ia delegojë rekomandimet e Komisionit për Buxhet e Financa lidhur me Projekt-Rregulloren e punës së komisioneve parlamentare, si dhe kërkesën e AKR-së për hartimin e Rregullores së re të Kuvendit, konform dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila do të fillonte të zbatohej pas 15 qershorit, kur duhet të hyjë në fuqi Kushtetuta.