Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 22.04.2008
Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, e cila drejtohej nga Sabri Hamiti, kryetar i Komisionit, i ishte kushtuar marrëdhënieve me Unionin Interparlamentar në Gjenevë dhe mundësive të anëtarësimit të Kuvendit të Kosovës në këtë union.
Informatën hyrëse për këtë temë e kishte përgatitur anëtari i komisionit, Ibrahim Gashi. Ai ka theksuar se anëtarësimi në këtë organizatë, të transformuar në forum ndërkombëtar që përfshinë 143 parlamente të shteteve sovrane dhe shtatë asamble dhe asociacione të tjera, përfshirë edhe Parlamentin Evropian, është tepër i rëndësishëm për diplomacinë parlamentare të Kosovës, për kontakte, koordinim dhe shkëmbim eksperiencash paralementare me të gjitha vendet anëtare. Lidhur me procedurën e anëtarësimit në Unionin Interparlamentar Gashi ka pohuar se së pari kryetari i Kuvendit duhet ta adresojë një kërkesë të Kuvendit të Kosovës për anëtarësim, e pastaj një delegacion i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës duhet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij unioni.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Hamiti, por edhe anëtaret e tjerë komisionit, Haliti, Daci, Kryeziu dhe Kervan e kanë mbështetur idenë e anëtarësimit në Unionin Interparlamentar, si dhe janë angazhuar për lobim të Kuvendit të Kosovës (në koordinim me Qeverinë e Kosovës) për njohje sa më të shpejtë të shtetit të pavarur të Kosovës nga një varg shtetesh, të cilat ende nuk na kanë njohur. Në këtë vështrim ata janë angazhuar edhe për një staf profesional Kuvendit dhe të komisionit për kontakte me jashtë, si dhe për vizita në një numër shtetesh në Azi dhe në Afrikë, në funksion të njohjes sa më të shpejtë të vendit tonë.