Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Shëndetësi, për Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 22.04.2008
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale që e ka kryesuar kryetari i këtij Komisioni, Sadik Idriz, sot e mbajti mbledhjen e rregullt në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte: Gjendja e Përgjithshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, z. Jusuf Ulaj, drejtori i Qendrës për raste emergjente të kësaj Klinike, z. Basri Lenjani, si dhe kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, z. Asllan Bajrami.
Në këtë mbledhje, duke folur për gjendjen e përgjithshme në Klinikën Universitare të Kosovës, drejtori i përgjithshëm, Jusuf Ulaj, theksoi se gjendja në këtë Klinikë është shumë e vështirë për shkak të mungesës së barnave dhe të materialit sanitar, për shkak të borxheve ndaj furnizuesve privatë me barna dhe disa ndërmarrjeve të tjera që kanë kryer shërbime për këtë Qendër, për shkak të aparaturës së vjetruar, si dhe për shkak të mungesave dhe parregullsive të brendshme me të cilat ballafaqohet kjo Qendër në punën e përditshme. Në vazhdimin e fjalës së vetë, drejtori Ulaj, theksoi se vitin e kaluar furnizimi me barna dhe me material sanitar ka qenë kompetencë e QKUK-së. Për këto nevoja nga buxheti i konsoliduar i Kosovës për vitin kalendarik 2007 janë ndarë gjithsej 2.5 milionë euro. Këtë vit furnizimi me barna dhe me mjete materiale për nevojat e kësaj Klinike ka kaluar në kompetencat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe sa e dimë për vitin 2008 nga buxheti i Kosovës janë ndarë 11,5 milionë euro. Për kompensimin e borxheve ndaj furnizuesve privatë me barna dhe disa ndërmarrjeve që kanë kryer shërbime për këtë Qendër, vetëm për vitin e kaluar, llogaria ka arritur rreth 1,5 milion euro. Në fund drejtori i përgjithshëm i KQKU-së theksoi se për këtë vit në mungesë të mjeteve materiale nuk është paraparë asnjë projekt kapital. Për tejkalimin e kësaj situate jashtëzakonisht të vështirë në QKUK duhet të angazhohet, para së gjithash, Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë.
Në vazhdim të mbledhjes drejtori i Qendrës për rastet urgjente të kësaj Klinike, z. Basri Lenjani tha se kjo Qendër në punën e vet të përditshme ballafaqohet me vështirësi të shumta, në radhë të parë për shkak të mungesës së hapësirës së punës së personelit dhe trajtimit sa më adekuat të të sëmurëve, për shkak të sasive të pamjaftueshme të barnave dhe të materialeve të tjera sanitare për rastet urgjente, si dhe ballafaqohet me aparaturën e vjetruar me të cilën operohen pacientët. Në vazhdim drejtori Lenjani theksoi se zbutja e kësaj situate mjaft të rëndë në këtë Qendër do të bëhet vetëm nëse ndërtohet objekti i ri në të cilin do të vendoset kjo Qendër ose të zgjerohet hapësira e kësaj Qendre për punë normale të personelit mjekësor dhe për trajtim postoperativ të të sëmurëve. Gjithashtu kjo Qendër duhet të shndërrohet në departament.
Në këtë mbledhje kryetari i Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, z. Asllan Bajrami, theksoi se punëtorët janë të pakënaqur për shkak të moszbatimit të kontratës kolektive, për shkak të kushteve joadekuate të punës, për shkak të të ardhurave të dobëta personale, si dhe për shkak të disa nevojave të tjera elementare. Punëtorët shëndetësorë të Kosovës, para së gjithash, kërkojnë që kontrata kolektive të zbatohet plotësisht, të ardhurat personale të rriten dhe të krijohen kushtet për punë të rregullt dhe të papenguar për punëtorët shëndetësorë dhe atyre t’u njihet e drejta për stazh të benificuar.