Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 23.04.2008
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës ë Kosovës, i kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Propozim vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpalljen e hapësirës-trasesë zonë me interes të veçantë publik në Kosovë për ndërtimin e Autoudhës Morinë-Merdarë dhe Prishtinë – Hani i Elezit me përfundimin nr.03-0304/DO-146 dt.1.04.2008 të Kryesisë së Kuvendit. Pas shqyrtimit, Komisioni, duke ditur rëndësinë e këtyre rrugëve për ndërlidhje brenda vendit dhe Rajonit , që do t’ i kontribuojnë zhvillimit të gjithëmbarshëm , dhe punëve të kryera paraprake deri tash (kompletimi i projektit,incizimet kadastrale, mjetet financiare për kompensimin e pronave , vendosi të përkrahë këtë Propozim – vendim për ta proceduar në Kuvend. Komisioni rekomandoi që në të ardhmen , në këso raste të ngjashme me kohë të bëhet shpallja e traseve si zona me interes të veçantë, për të shmangur uzurpimet dhe ndërtimet pa leje, si dhe dukuritë tjera negative. Në shqyrtimin e kësaj çështjeje morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.
Në vijim Komisioni shqyrtoi Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave. Përkitazi më këtë Projektligj u tha se ai një kohë të gjatë është në shqyrtim ( qysh nga Legjislatura e Dytë), por amendamentet e bëra nuk arrijnë të përmbushin të gjitha standardet edhe për shkak të krijimit të rrethanave të reja, pas pavarësisë dhe aprovimit të Kushtetutës. Shih për këtë Komisioni kërkoi që ky projektligj të riplotësohet. Në fakt, kërkohet që Projektligji t’ i kthehet edhe një herë sponzoruesit për të bërë një draft të ri, në të cilin do të përfshihen edhe vërejtjet dhe ndihma e këshilltarit të Departamentit të Shtetit Amerikan , Riçard Kolins. U kërkua që kjo punë të bëhet sa në shpejt , në mënyrë që Kosova të ketë Ligjin për këtë lëmë mjaft të rëndësishëm.
Debat mjaft të gjerë u zhvillua edhe rreth Projektligjit për përfitimet e ish -zyrtarëve të lartë me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente, sidomos rreth asaj se kush duhet të përfshihet nën nocionin funksionar i lartë dhe afati i periudhave gjatë të cilave do të shpërblehen funksionarët sipas këtij Projektligji. Në përmbyllje të debatit për këtë pikë u vendos që një grup i këtij Komisioni në bashkëveprim më Komisionin për Legjislacion të bëjë një rishikim të disa zgjidhjeve të propozuara dhe pastaj të procedohet në Kuvend.
Sa i përket Projektligjit për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente, u tha se ky Projektligj nuk ka implikime buxhetore, ndaj edhe u përkrah për procedim të mëtejmë në Kuvendin e Kosovës.
Për procedim të mëtejmë në Kuvend u përkrahën edhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente, Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente dhe Projektligji për Provimin përfundimtar dhe tё maturës me Raportin e komisionit funksional – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sporte, me amendamente.