Lajmet e fundit
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës
, 24.04.2008
Në kuadër të fushë veprimit të vet Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Rrustem Mustafa , kryetar i Komisionit, organizoi një vizitë në disa bashkësi lokale dhe me këtë rast u takua me përfaqësuesit e komunave: Kastriot, Ferizaj dhe Viti.
Kjo vizitë është organizuar me mbështetjen e organizatave joqeveritare FIQ- Forum të iniciativës qytetare dhe të Safeworld, në kuadër të programit të njohjes së përfaqësuesve të pushtetit me bashkësitë lokale, e në këtë rast me problemet që lidhen me sigurinë.
Në Komunën e Kastriotit, delegacioni u prit nga kryetari i Komunës, z. Rexhep Kelani me bashkëpunëtorë, i cili i paraqiti disa probleme më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet bashkësia lokale. Vetë komuna ka rreth 35.000 banorë, prej të cilëve disa mijëra janë pjesëtarë të pakicave kombëtare. Kryetari i komunës theksoi se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë në mes të pjesëtarëve të minoriteteve dhe vetëqeverisjes lokale dhe se probleme të mëdha etnike nuk ka.
Si probleme të theksuara nga ana e tyre ishin: mungesa e rrymës, numri i vogël i nacionalitetit serb në SHPK etj. Përfaqësuesit e komunës organizojnë takime javore me institucionet tjera të sigurisë, si: OSBE-në, KFOR-in, SHPK-në, ku debatohet për gjendjen e sigurisë. Në këtë vështrim u konstatua se çdo ditë e më tepër gjendja po përmirësohet.
Në Komunën e Ferizajt, anëtarët e Komisionit vizituan gjimnazin, ku u takuan me përfaqësuesit e të gjitha shkollave të mesme të kësaj komune, për t'u njohur me problemet e arsimit, sidomos debati u fokusua në pengimin e dukurisë se braktisjes së shkollës.
Në Komunën e Vitisë Komisioni ka takuar përfaqësues nga fshati Gërmovë. Si probleme kryesore u theksuan: furnizimin me rrymë, ndotja e lumit të këtushëm, pronat e shitura etj.
Vizita këtyre tri komunave ishte shumë e suksesshme dhe do të shërbejë si një praktikë e mirë për bashkëpunim të tillë në të ardhmen në mes Institucioneve dhe qytetareve.