Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Ambient dhe Planifikim Hapësinor
, 25.04.2008
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Ambient dhe Planifikim Hapësinor, të cilin e kryesoi z. Lulzim Zeneli, kryetar i Komisionit, mbajti sot seancën e rregullt lidhur me Projektligjin për ushqimin, i cili me 21.11.2005, është pranuar në parim nga ana e Kuvendit të Kosovës, në seancën e rregullt të Kuvendit.
Në mbledhjen e përmendur, krahas anëtarëve të Komisionit kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, si sponsor të Projektligjit të lartpërmendur.
Të pranishmit, duke diskutuar për këtë Projektligj, u pajtuan në atë që për Kosovën është tepër i nevojshëm një Ligj nga kjo fushë, i cili do të rregullonte, si dispozitat ligjore, po ashtu edhe marrëdhëniet tjera funksionale në këtë fushë për një kohë të gjatë. Sepse, siç është thënë, në situatën e tanishme në Kosovë nuk ka asnjë kontroll në fushën e kontrollimit të kualitetit të ushqimit, si dhe prodhimeve ushqimore, prandaj, për këtë shkak, do të duhej me urgjencë të miratohet ky Ligj, në mënyrë që sa do pak të zbutej ky trend negativ i cili tani sundon në Kosovë, në këtë fushë.
Në diskutimet e mëtejme u tha se roli i Agjensionit Ushqimor dhe Veterinar i Kosovës duhet të definohet mirë në mes të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mënyrë që, kur të fillojë implementimi në një periudhë të mëvonshme, Ligji i përmendur të mos ketë paqartësi lidhur me ingerencat lidhur me punën dhe rolin e Agjensionit Ushqimor dhe Veterinar të Kosovës.
Në fund të kësaj mbledhjeje të rregullt, anëtarët e Komisionit u pajtuan që lidhur me Projektligjin për ushqimin të mos nxirrt asnjë vendim, por u pajtuan, që Projektligji t’i dërgohet Qeverisë së Republikës së Kosovës që, ata, të nxjerrin vendimin përfundimtar lidhur me fatin e nenit 36 të Projektligjit të lartpërmendur.