Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon kryetarin e Kongresit Kombëtar të Popullit të Kinës, zotin Wu Bangguo

, 28.04.2008




Me rastin e tragjedisë që ndodhi në një aksident hekurudhor në Kinë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës , Jakup Krasniqi i dërgoi një telegram ngushëllimi kryetarit të Kongresit Kombëtar të Popullit të Kinës , zotit Wu Bangguo më këtë përmbajtje: “

I nderuari Zoti Wu Bangguo,

Ju shkruaj për t’ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen tragjike të një numri të qytetarëve të Republikës Popullore të Kinës në aksidentin hekurudhor në provincën Shandong.

Kjo tragjedi për popullin kinez ka shkaktuar keqardhje tek unë personalisht dhe tek qytetarët e Kosovës.

Duke ju shprehur ngushëllimet e mia dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës në këto momente të hidhura për Ju dhe Republikën Popullore të Kinës, lutem pranoni, i nderuari Z. Wu Bangguo, së bas hku me ngushëllimet, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Sinqerisht,
Jakup Krasniqi