Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon presidentin e Shqipërisë, z. Bamir Topi

, 28.04.2008




Me rastin e vdekjes së babait të presidentit të Shqipërisë, z. Murteza Topi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit të Shqipërisë, z. Bamir Topi, me këtë përmbajtje:“

I nderuari Zoti President,

Me keqardhje mësova lajmin se ka ndërruar jetë babai juaj, z. Myrteza Topi. Ju lutem pranoni Ju dhe Familja e Juaj së bashku me ngushëllimet, sigurimet e konsideratës sime të lartë “.

Sinqerisht i Juaji
Jakup Krasniqi